• e enjte, 04 dhjetor 2025

Fleçer: T'i lirojmë pengjet dhe ta dërgojmë ndihmën sa më parë

Fleçer: T'i lirojmë pengjet dhe ta dërgojmë ndihmën sa më parë

Gazë, 9 tetor 2025 (MIA) - Zëvendës-sekretari i përjgithshëm i KB-së për çështje humanitare dhe koordinues për ndihmë urgjente, Tom Fleçer bëri thirrje për dërgesë urgjente të ndihmës për Gazën pas marrëvehsjes së arritur për fazën e parë të planit paqësor të presidentit amerikan Donald Tramp.

"Lajm i shkëlqyeshëm. T'i lirojmë pengjet dhe ta dërgojmë ndihmën - menjëherë", shkroi Fleçer në X.

"Ekipet tona janë tërësisht të mobilizuara për lëvizje masive të kamionëve dhe shpëtimit të jetëve", shtoi ai.

Fleçer theksoi se punonjësit e KB-së kanë nevojë për qasje të sigurt dhe se organizata do të publikojë përditësime të rregullta për të gjitha ngjarjet. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR