• e diel, 22 dhjetor 2024

Fjetja gjatë ditës mund të jetë e dobishme për trurin

Fjetja gjatë ditës mund të jetë e dobishme për trurin

Los Angjelos, 31 gusht 2023 (MIA) - Dremitja e pasdites mund të jetë e dobishme për shëndetin e trurit. Hulumti i ri i publikuar në revistën "Sleep Health" zbulon lidhjen shkak-pasojë mes dremitjes së zakonshme dhe volumit më të madh të përgjithshëm të trurit. Të dhënat janë marrë nga Biobanka e Mbretërisë së bashkuar - baza voluminoze e të dhënave e mbi 500.000 personave të rritur në moshë prej 40-69 vjeç.

Duke e shfrytëzuar metodën e quajtur "Randomizimi i Mendelit", hulumtuesit e analizuan lidhjen mes shprehive ditore për fjetje të të anketuarve dhe aftësive të tyre të trurit, siç janë volumi i hipopotamusit, koha e reagimit, mbamendja vizuale dhe vëllimi i përgjithshëm i trurit. Zbulohet se ata të cilët praktikojnë fjetje gjatë ditës, kanë volumen më të madh të trurit.

"Volumeni i trurit" tingëllon pak abstrakte, por kjo është me rëndësi kyçe për shëndetin e përgjithshëm të orgnanit tonë më vital, thonë rezultatet. Sipas hulumtimeve tët jera, volumen i përgjithshëm më i madh i trurit do të thotë rrezik i ulur nga vdekshmëria.

Siç plaket njeriut, vëllimi i trurit ka prirje drejt uljes, ndërsa qëllimi është të ngadalësohet ai proces. Që moti është e ditur se gjumi i mirë mund të ndihmojë në mbrojtje të trurit, kështu që, ja, edhe ky hulumtim i ri konstaton se edhe dremitja e shkurtë gjatë ditës mund të ndihmojë në të. Hulumtimet e kaluara treguan se dremitja gjithashtu është e dobishme edhe në rikuperimin e funksionit konjitiv dhe për energji më të madhe gjatë ditës, që e bën shprehi akoma më të dobishme ditore. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR