• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Fjalim i jashtëzakonshëm i Putinit drejtuar kombit: Ukraina është krijuar nga Rusia

Fjalim i jashtëzakonshëm i Putinit drejtuar kombit: Ukraina është krijuar nga Rusia
Moskë, 21 shkurt 2022 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin në fjalimin televiziv drejtuar kombit e arsyeton vendimin sipas të cilit së shpejti ka ndër mend ta njohë sovranitetin e të ashtuquajturës Republika Popullore e Donjeckut dhe të ashtuquajturës Republika Popullore e Luganit në Ukrainë, të cilat nuk janë të njohura nga asnjë anëtare e KB-së. Fjalimin e tij Putini e filloi me historinë duke pohuar se Ukraina moderne është e krijuar nga Rusia. "Ukraina moderne është e krijuar nga Rusia, Rusia bolshevike. Ukraina e sotme mund ta mbajë emrin e Vlladimir Iliç Leninit, ai e krijoi", tha Putini në fjalimin televiziv. Ai e kritikoi ish-liderin komunist, Leninin, duke e quajtur "autor dhe arkitekt" të Ukrainës. Putini thotë se me atë e ka "dëmtuar" Rusinë. "Ukraina është fiksion gjeopolitik i krijuar nga Stalini në vitin 1920. Rusia ishte vjedhur gjatë shpërbërjes së BRSS-së", vlerësoi Putini. "Ukraina nuk është vetëm vendi ynë fqinj. Ajo është pjesë e pandashme e historisë sonë, në të cilën jetojnë miqtë dhe të afërmit tanë", tha Putini. Duke folur për situatën e sigurisë në Ukrainën lindore, Putini gjendjen e cilësoi si "kritike". Fjalimi i Putinit është duke vijuar. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR