• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shtrohet në spital fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohamadi, e cila po vuan dënimin në një burg iranian

Shtrohet në spital fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohamadi, e cila po vuan dënimin në një burg iranian

Teheran, 16 nëntor 2023 (MIA) - Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Nagres Mohamadi, e cila po vuan dënimin me burg, ndërsa është dërguar në spital për ekzaminime kardiake.

Ashtu siç raportojnë nga DPA, në fillim të javës së kaluar ajo ka filluar një grevë urie për shkak të kushteve të këqija në burgjet iraniane.

Mohamadi sot i është lejuar ta lëshojë burgun për të shkuar për trajtim, thuhet në një mesazh të postuar në llogarinë Instagram të aktivistes, e cila mbahet nga të afërmit e saj jashtë vendit. Një ditë më parë, asaj i është ndaluar sërish qasje në një institucion mjekësor me arsyetimin se nuk e e ka mbuluar kokën me hixhab, i cili është i detyrueshëm në Iran. Tani për tani nuk dihet nëse ajo do të qëndrojë në spital. 

Aktivistja (51), e cila është ndër mbrojtëset më të famshme iraniane pët të drejtat e njeriut, po vuan një dënim të gjatë në burgun e famshëm Evin në Teheran. Këtë vit, Mohamadi fitoi çmimin Nobel për Paqe dhe "luftën e saj kundër kufizimit për të drejtat e grave në Iran dhe luftën e saj për të promovuar të drejtat dhe liritë e njeriut për të gjithë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR