Finlanda sërish hapë sërish dy vendkalime kufitare me Rusinë
- Qeveria finlandeze sot kumtoi se deri në fund të javës sërish do të hapë dy vendkalime kufitare me Rusinë, pasi që në fund të nëntorit mbylli tetë vendkalime kufitare mes dy vendeve, për, siç tha, të parandaluar valë të shtuar të kërkuesve të azilit.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:57, 12 dhjetor, 2023
Helsinki, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria finlandeze sot kumtoi se deri në fund të javës sërish do të hapë dy vendkalime kufitare me Rusinë, pasi që në fund të nëntorit mbylli tetë vendkalime kufitare mes dy vendeve, për, siç tha, të parandaluar valë të shtuar të kërkuesve të azilit.
Kryeministri finlandez Peteri Orpo në konferencë për shtyp tha se Qeveria, pa heqje të kufizimeve, nuk mund të kontrollojë nëse ka ndryshim për më mirë dhe se vendkalimet kufitare, nëse vazhdon vala e kërkuesve të azilit nga Rusia, sërish do të mbyllen.
Qeveria finlandeze pohon se qarkullimi i shtuar i emigrantëve në Finlandë nga Rusia është rezultat i "hapave të orkestruar të Moskës". ab/
Foto: МIА arkivi