Filluan përgatitjet për fushatën presidenciale të Kamala Haris, bashkëpunëtorët tashmë e përgatisin programin e saj
- Bashkëpunëtorët e nënpresidentes amerikane Kamala Haris tashmë kanë filluar të përgatiten për fushatën e saj presidenciale, pasi që në mënyrë të konsiderueshme janë rritur mundësitë që Xho Bajden të heqë dorë nga lufta për mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë.
- Post By Besnik Shuki
- 18:57, 19 korrik, 2024
Uashington, 19 korrik 2024 (MIA) - Bashkëpunëtorët e nënpresidentes amerikane Kamala Haris tashmë kanë filluar të përgatiten për fushatën e saj presidenciale, pasi që në mënyrë të konsiderueshme janë rritur mundësitë që Xho Bajden të heqë dorë nga lufta për mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë.
Siç shkruajnë mediumet amerikane, Haris ende formalisht nuk merr pjesë në këto përgatitje, duke marrë parasysh se Bajden zyrtarisht nuk ka hequr dorë nga gara, njofton Kliks.ba.
Megjithatë, ekipi i saj i bashkëpunëtorëve më të afërt, punon në atë që Haris ta zëvendësojë Bajdenin në Konventën kombëtare demokratike, që do të mbahet nga 19 deri 22 gusht në Çikago.
Politiko, duke cituar bashkëpunëtorë të cilët kanë filluar të punojnë në këtë projekt, thotë se poenta nuk është "të largohet Bajdeni nga fushata", por vetëm "të jetë i gatshëm për çdo opsion".
Presidenti aktual i SHBA-së, Xho Bajden, do të mund të paralajmërojë tërheqjen nga gara presidenciale që këtë fundjavë, pohon Aksios. bsh/
Foto: EPA