Fillon shënimi i Ditës së Evropës - 9 Maji
- – Në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Strasburg sot do të mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të shënimit të Ditës së Evropës – 9 Maji dhe 75-vjetori i miratimit të Deklaratës së Shumanit.
- Post By Fitore Curri
- 10:38, 4 maj, 2025
Bruksel, 4 maj 2025 (MIA) – Në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Strasburg sot do të mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të shënimit të Ditës së Evropës – 9 Maji dhe 75-vjetori i miratimit të Deklaratës së Shumanit.
Ceremonia do të fillojë me emetimin e videoporosisë së kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, pas çka do të vijojë fjalim i nënkryetarit të PE-së, Junus Omarxhi.
Pjesa solemne e fillimit të shënimit të këtij viti të Ditës së Evropës do të përfundojë me paraqitjen e ansamblit muzikor “Voa de Stras” (Voix de Stras’).
Vizitorët përmes ekspozitave të ndryshme dhe aktivitete interaktive, do të mund të njoftohen si funksionon Parlamenti Evropian, si miratohen ligjet dhe pse është e rëndësishme politika evropiane.
Pjesa më e madhe e ngjarjeve lidhur me shënimin e Ditës së Evropës në institucionet evropiane do të mbahen më 9 dhe 10 maj.
Përndryshe këtë vit, BE-ja bashkë me Ditën e Evropës e shënon edhe 75-vjetorin e Deklaratës së Shumanit, e cila i vendosi themelet e Bashkimit të sotëm Evropian dhe e trasoi rrugën për prosperitet, paqe, demokraci, solidaritet dhe bashkëpunim në Evropë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s