• e premte, 05 dhjetor 2025

Fillon pjesa kryesore e operacionit tokësor izraelit në Gazë, SHBA-të paralajmërojnë Hamasin

Fillon pjesa kryesore e operacionit tokësor izraelit në Gazë, SHBA-të paralajmërojnë Hamasin

Gazë, 16 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot në fillim të gjykimit të tij për korrupsion konfirmoi se Izraeli ka filluar "operacionin intenziv në qytetin e Gazës". 

Netanjahu e dha deklaratën si pjesë e kërkesës për t'u liruar nga dëshmia e tij e rregullt e caktuar për shkak të, siç tha, "punëve të rëndësishme që po ndodhin", njoftoi "Tajms of Izrael". Kryeministri izraelit nuk dha detajet mbi operacionin. 

Më herët një zyrtar ushtarak izraelit, vetëm disa orë pasi sekretari amerikan i shtetit është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem ku i tha se Uashingtoni qëndron pas Izraelit, konfirmoi se Izraeli filloi operacionin për marrjen e kontrollit të Gazës. 

Zyrtari ushtarak tha se armata është e gatshme të veprojë në Gazë "aq sa është e nevojshme" për ta fituar Hamasin, duke vlerësuar se ka mijëra pjesëtarë nga organizata islamike në Gazë.

Ai tha se Izraeli do ta rrisë numrin e ushtarëve në Gazë. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR