• e hënë, 01 korrik 2024

Fillon një operacion i ri i madh për të kërkuar Medlin Meken

Fillon një operacion i ri i madh për të kërkuar Medlin Meken

Lisbonë, 22 maj 2023 (MIA) – Policia që po heton zhdukjen e Medlin Meken nesër do të kryejë kërkime të reja në rezervuarin, te diga Arade, rreth 50 kilometra nga vendi ku 16 vjet më parë u zhduk vajza e lindur në Britani. 

Në kërkim do të jetë e pranishme edhe policia britanike, transmetojnë mediat portugeze, ndërsa hetimi në vend dyshohet se vjen me kërkesë të policisë gjermane, e cila në qershor 2020 njoftoi se besonte se Madlin ka vdekur dhe se me shumë gjasa përgjegjës është i dyshuari Kristijan B.

Gjoja, i dënuari abuzues me fëmijë dhe tregtar droge Kristian B. e ka frekuentuar shpesh këtë rezervuar dhe aktualisht është në burg për përdhunimin e një gruaje 72-vjeçare në të njëjtën zonë të rajonit Algarve ku u zhduk Medlin, por ende nuk është akuzuar për çfarë do vepër penale që lidhet me zhdukjen e vajzës.

Avokati në atë kohë pretendonte se ai ishte informuar nga kontaktet kriminale se trupi i Medlin është në rezervuarin, por asgjë nuk u gjet gjatë kontrollit. Në vitin 2014 ka pasur edhe një kontroll në zonën pranë ku ai u zhduk pasi autoritetet portugeze i dhanë leje policisë britanike për të kontrolluar zonën.

Muajin e kaluar, një gjykatë gjermane hodhi poshtë akuzat shtesë për përdhunim dhe sulm seksual kundër Kristian B. të cilat nuk kanë lidhje me çështjen Meken. Ai u akuzua për tre akuza për përdhunim të rëndë dhe dy akuza për abuzim seksual të fëmijëve në Portugali midis dhjetorit 2000 dhe qershorit 2017.

Medlin ishte tre vjeç kur u zhduk në vitin 2007 ndërsa ishte me pushime me familjen e saj. Vitin e kaluar, në 15-vjetorin e zhdukjes së saj, prindërit e vajzës thanë se ishte “jetike” të zbulohej e vërteta për atë që ndodhi me vajzën e tyre.

Kejt dhe Geri Meken gjithashtu shënuan ditëlindjen e 20-të të Medlin në fillim të këtij muaji duke u zotuar se "nuk do të heqin dorë kurrë" në kërkimin e tyre për të, raporton Skaj njuz. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR