• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Fillon Konferenca vjetore e euroambasadorëve

Fillon Konferenca vjetore e euroambasadorëve

Bruksel, 6 nëntor 2023 (MIA) - Në Bruksel sot fillon Konferenca pesëditore vjetore e ambasadorëve të BE-së që do të fokusohet në ambientin e ri global të sigurisë në Evropë në kushte të sfidave dhe krizave aktuale gjeopolitike, si dhe në prioritetet dhe detyrat kryesore në muajt në vijim.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në konferencë do të marrin pjesë shefat e 145 delegacioneve dhe zyreve të misioneve edhe ushtarake edhe civile të BE-së në botë, si dhe udhëhqësit e përfaqësive të Komisionit evropian në të gjitha 27 vendet anëtare të Unionit.

Pjesëmarrësit e Konferencës do të kenë mundësi të bisedojnë me liderët e institucioneve të BE-së dhe me përfaqësues të tjerë të lartë për çështje lidhur me përgjigjen e Unionit ndaj ngjarjeve dhe sfidave jashtë kufijve të saj, por edhe t'i transmetojnë njohuritë e tyre nga terreni.

Në prag të Konferencës, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel deklaroi se tubimi i ambasadorëve evropianë këtë vit mbahet në moment kritik.

Konferenca do të fillojë me fjalim të Borellit, ndërsa gjatë ditës së sotme para euroambasadorëve do të flasin edhe kryetarët e Komisionit evropian dhe të Parlamentit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe Roberta Mecola, si dhe kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel.

Në kuadër të Konferencës janë paraparë disa sesione në tema aktuale, mes të cilave edhe për politikën e jashtme të BE-së në epokëpn e re gjeopolitike, për të ardhmen e sigurisë dhe mbrojtjes së Unionit, për zgjerimin e bllokur, programin "Porta globale", ngritjen e Kinës, sfidat lidhur me ndryshimet klimatike dhe tranzicionin e gjelbër, për politikë të përgjegjshme të jashtme gjinore, tranzicionin digjital evropian, marrëdhëniet kulturore ndërkombëtare, si dhe për zgjedhjet në Parlamentin evropian. ab/ 

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR