• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fillon gjykimi i Trampit për gjoja dhunimin e një gazetare para pothuaj tre dekadave

Fillon gjykimi i Trampit për gjoja dhunimin e një gazetare para pothuaj tre dekadave

Nju-Jork, 25 prilol 2023 (MIA) - Në Nju-Jork sot fillon gjykimi i ish presidentit amerikan Donald Tramp me akuzë se nga mesi i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar ai e ka dhunuar gazetaren E. Xhin Kerol në zhveshtoren e një shtëpie mallrash.

Ish kolumnistja e revistës "El" e akuzon Trampin edhe për shpifje.

Tramp (76) mohoi se e ka dhunuar Kerol (79).

Në tetor të vitit të kaluar, Tramp, në platformëm e tij "Truth Social", akuzat e saj i ka quajtur "gënjeshtra" dhe "mashtrim të vërtetë".

Ai pohon se ajo i ka shpifur këto gjëra që t'i promovojë memoaret e saj, duke potencuar se "nuk është tipi i tij!", ndërsa shtoi edhe se ajo është mentalisht e sëmurë.

Gjykimi mund të zgjasë një apo dy javë.

Kerol pohon se takimi i saj me Trampin ka ndodhur në shtëpinë e mallrave "Bergdorf Gudman" nga fundi i vitit 1995 ose në fillim të vitit 1996.

Kerol sqaroi se lëvizja #MeToo e ka nxitur të flasë për këtë ngjarje. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR