• e diel, 22 dhjetor 2024

Fillon dhënia e maturës shtetërore

Fillon dhënia e maturës shtetërore

Shkup, 27 maj 2023 (MIA) - Maturantët sot do ta japin provimin e parë nga dy provimet eksterne - Gjuhë amtare (maqedonisht, shqip, turqisht) dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë 15.620 maturantët të regjistruar për dhënien e provimit të fundit sesionin e qershorit të provimeve.

Sipas të dhënave të Qendrës shtetërore të provimeve, nga numri i përgjithshëm i aplikantëve, 6750 janë nga arsimi i mesëm, 8598 nga arsimi i mesëm profesional dhe 272 nga arsimi i mesëm artistik.

Gjuhë dhe letërsi maqedonase do të japin 10.768, Gjuhë dhe letërsi shqipe 4380, gjuhë dhe letërsi turke 357 maturantë.

Testimi i provimit të dytë të jashtëm është caktuar për datën 10 qershor. Është zgjedhore dhe maturantët patën mundësinë të zgjedhin nga shtatë lëndë.

Ashtu si edhe vitet e kaluara, më të regjistruarit (13.922) janë për provimin e gjuhës angleze, 1.397 për matematikë, 29 për frëngjisht, 122 për gjermanisht, 17 për rusisht, 81 për estetikë dhe shtatë maturantë do i nënshtrohen filozofisë.

Provimet do të nisin në orën 10:00, ndërsa rreth 1700 testues do të përfshihen në zbatimin e provimit të maturës shtetërore. Maturantët që nuk do ta kalojnë provimin e maturës në qershor ose jo të plotë, do të mund ta japin atë në seancën e provimit të gushtit – në datat 9 dhe 11 gusht.

Në përputhje me marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, dhënia e provimit të maturës shtetërore lehtësohet duke ulur volumin e testit në gjuhën amtare, pra më pak pyetje në përmbajtjen e testit, të cilat do të mbartin nga 60 deri në 80 pikë, dhe jo nga 80 në 100 pikë si më parë.

Krahas kësaj, u pranuan kërkesat e Unionit të gjimnazistëve për ndryshimin e raportit të pikëve të provimeve të eksterne dhe interne nga provimi i maturës shtetërore për pranim në fakultet, si dhe të merret parasysh provimi i parë i jashtëm - Gjuha amtare (maqedonisht, shqip, turqisht) dhe letërsi për të gjitha programet studimore.

Në mënyrë që maturantët të kenë kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur për provimet interne, të cilat i japin pas përfundimit të provimeve eksterne, është rënë dakord që mësuesit të ndajnë bankat me pyetje për provimet e brendshme jo më vonë se katër javë para provimit dhe se bankat duhet të përmbajnë trefishin e pyetjeve sesa numrin e pyetjeve në provim. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR