• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fillon aksioni i sivjetshëm për pyllëzim "Së bashku pyllëzojmë 2023”

Fillon aksioni i sivjetshëm për pyllëzim

Shkup, 4 nëntor 2023 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet konferencë paralajmëruese për fillimin e fushatës së sivjetshme të pyllëzimit “Së bashku pyllëzojmë 2023”.

Siç informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, këtë vit me planin për pyllëzim është parashikuar pyllëzimi në 19 rajone me mbjelljen e 1.200.000 fidanëve. Aksioni realizohet nga MBPEU së bashku me NP “Pyjet kombëtare” në bashkëpunim me kompanitë përgjegjëse shoqërore dhe shoqatat civile.

Në konferencën e paralajmëruar për shtyp, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, dekani i Fakultetit të shkencave pyjore, arkitekturës së peizazhit dhe eko-inxhinierisë, Hanes Em, Kiril Sotirovski, drejtor i NP "Pyjet kombëtare" Valentin Gruevski, si dhe përfaqësues të kompanive partnere shoqërore përgjegjëse  dhe organizatave qytetare. mb/

Foto: MBPEU

 

QËNDRONI TË LIDHUR