• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fillojnë përgatitjet për blerje të përbashkëta të gazit nga BE-ja, mund të marrë pjesë edhe Maqedonia e Veriut

Fillojnë përgatitjet për blerje të përbashkëta të gazit nga BE-ja, mund të marrë pjesë edhe Maqedonia e Veriut

Bruksel, 25 prill 2023 (MIA) - Komisioni Evropian sot fillon me regjistrimin e nevojave për gaz si përgatitje për blerje të përbashkëta të gazit në nivel të BE-së, transmeton Beta.

Në këtë proces, kompanitë evropiane do të mund të regjistrojnë nevojat e tyre për prokurimin e gazit përmes mekanizmit AgeregateEU ​, ndërsa synimi është që BE-ja të përgatitet për dimrin e ardhshëm duke mbushur me kohë depot e gazit.

Kjo është e hapur për kompanitë që konsumojnë gaz dhe ato që tregtojnë këtë burim energjie nga anëtarët e BE-së dhe vendet e Komunitetit të Energjisë - Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Gjeorgjia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe Ukraina, kumtoi Komisioni Evropian. 

Blerja e përbashkët duhet gjithashtu të sjellë më shumë mbështetje në negociatat e çmimeve me furnitorët ndërkombëtarë.

Kompanitë që aplikuan kanë një javë kohë, deri më 2 maj, për të bërë thirrjen e parë. Pasi të dorëzojnë kërkesat, sasitë e kërkuara do të grumbullohen në një agregat për tender në tregun botëror. ls/

Foto: MIA arkiv

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR