Fillojnë aktivitetet për rihapjen e vendkalimit kufitar "Markova noga"
- Pas më shumë se 50 vitesh, sot fillojnë aktivitetet ndërtimore për rihapjen e vendkalimit kufitar "Markova noga" në kufirin maqedono-grek.
- Post By Melahat Baftija
- 08:17, 12 mars, 2025

Resnjë, 12 mars 2025 (MIA) - Pas më shumë se 50 vitesh, sot fillojnë aktivitetet ndërtimore për rihapjen e vendkalimit kufitar "Markova noga" në kufirin maqedono-grek.
Projekti përfshin ndërtimin e një ndërtese administrative për Drejtorinë doganore me një sipërfaqe prej përafërsisht 360 metra katrorë, si dhe ndërtimin e një zyre për një kompani sigurimesh, një rezervuar uji, kanale betoni të armuar, ujësjellës dhe kanalizim, mure mbajtëse, tre akse të reja të planifikuara rrugore dhe tualete publike. Ndërtimi i këtij vendkalimi kufitar është në kuadër të projektit "BE për Prespën".
Në ceremoninë e sotme të vendosjes së gur-themelit pritet të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ambasadori i BE-së Mihales Rokas dhe përfaqësuesi i përhershëm i Programit të KB-së për Zhvillim (UNDP), Armen Grigorian.
Grigorian në video intervistën për MIA-n thotë se ndërtimi i këtij vendkalimi është ndër prioritetet e UNDP-së.
Me haphen e kësaj pike kufitare pritet të hapet hapësirë për bashkëpunim ekonomik, turistik dhe shkëmbim kulturor mes dy vendeve. Rihapja e pikës kufitare u paralajmërua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018.
Ambasadori i BE-së në vend, Mihail Rokas, gjatë një vizite në Komunën e Resnjës mbrëmë ka deklaruar se gurthemeli i pikës kufitare "Markova noga" shënon një epokë të re dhe është një konfirmim se rajoni i Prespës është i rëndësishëm jo vetëm për vendin, por edhe për Evropën.
Pika kufitare Markova noga - Lemos është mbyllur prej më shumë se 50 vitesh dhe më parë për kalimin e saj kërkohej vetëm letërnjoftimi. mb/
Foto: MIA