• e mërkurë, 26 qershor 2024

Filloj sezoni i Çmimeve Nobel, sot do të shpallet laureati për mjekësi

Filloj sezoni i Çmimeve Nobel, sot do të shpallet laureati për mjekësi

Stokholm, 2 tetor 2023 (MIA) - Sezoni i sivjemë i ndarjes së Çmimit Nobel fillon sot, me shpalljen e fituesve në mjekësi, e para nga gjashtë kategoritë.

Komiteti i Nobelit i Institutit Karolinska në Stokholm rreth orës 11:30 duhet ta publikojë fituesin ose fituesit e çmimit për mjekësi. Në të kaluarën, ka pasur shumë raste të ndarjes për disa shkencëtarë në vitin e njëjtë, për shembull ata që punojnë në të njëjtën fushë në hulumtime mjekësore. Nga çmimi i parë në vitin 1901, gjithsej 225 njerëz e kanë fituar Çmimin Nobel për mjekësi.

Megjithatë, vitin e kaluar çmimi shkoi në duart e një laureati: gjenetisti suedez Svante Pabo u shpërblye për zbulimet e tij revolucionare për evolucionin e njeriut.

Sezoni i Çmimit Nobel e ndjek modelin e njëjtë çdo vit: në kategorinë mjekësi, publikimin e çmimeve për fizikë dhe kimi janë caktuar për të martën dhe të mërkurën, e pastaj edhe Çmimi Nobel për letërsi të enjten.

Të premten do të publikohet zgjedhja e Çmimit të sivjemë Nobel për paqe - çmimi i vetëm nga seria që nuk shpallet në Stokholm, por në kryeqendrën norvegjeze Oslo. Më në fund, prap në kryeqendrën suedeze, të hënën e ardhshme do të shpallet Çmimi Nobel për shkenca ekonomike.

Çmimet Nobel janë inicuar me vullnetin e zbuluesit të dinamitit dhe donatorit Alfred Nobel (1833 - 1896). bsh/

Foto Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR