• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filloi takimi "Samit BE-Ballkani Perëndimor: qasje e ripërtërirë ndaj rajonit"

Filloi takimi

Bruksel, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Në Bruksel ka filluar takimi i titulluar "Samit BE-Ballkani Perëndimor: qasje e ripërtërirë ndaj rajonit", niukoqir i së cilës është organizata "Miq të Evropës".

Në panelin "Zgjerimi i BE-së: roli i normave dhe vlerave në rrugën e qasjes", do të mbajë fjalim komisarja për zgjerim Marta Kos dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim dhe politikë fqinjësore të Komisioni Evropian, Gert Jan Kopman.

Organizata "Miq të Evrpopës" thekson se samiti i këtij viti për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim ta ridefinojë dialogu për zgjerim të BE-së, duke u fokusuar në proceset aderuese të Ballkanit Perëndomor përmes qasjes inkluzive dhe inovative. Ata gjithashtu theksojnë se samiti di të merret me implikime më të gjera nga zgjerimi i BE-së ndaj qëllimeve afatgjate të Unionit.

"Samiti i Ballkanit Perëndimor synon të ndërtojë një strategji kohezive dhe gjithëpërfshirëse për integrimin e rajonit në BE, duke përshtatur ambiciet dhe politikat e tij për t'iu përshtatur realitetit të ri të një Evrope të zgjeruar dhe më komplekse", njoftoi Organizata.

Krahas panelit "Zgjerimi i BE-së: roli i normave dhe vlerave në rrugën e anëtarësimit”, gjatë samitit do të mbahen edhe dy sesione të tjera kushtuar drejtësisë dhe potencialit ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Në panelin "Zgjerimi i BE-së: Roli i normave dhe vlerave në rrugën drejt anëtarësimit" do të përfshihen edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, deputeti në Parlamentin Evropian dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Paet, zëvendëskryeministrja për eurpintegrime e Moldavisë dhe kryenegociatorja me BE-në Kristina Gerasimov dhe zëvendëspresidentja e qeverisë ukrainase për Integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe ministre e Drejtësisë, Olga Stefanishina. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR