• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi seanca e Asamblesë së përgjithsme të KB-së, në të cilën do të votohet për rezolutën e Srebrenicës

Filloi seanca e Asamblesë së përgjithsme të KB-së, në të cilën do të votohet për rezolutën e Srebrenicës

Nju-Jork, 23 maj 2024 (MIA) - Në Nju-Jork filloi seanca e Asamblesë së përgjithshme të KB-së, me të cilën do të votohet për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Rezoluta e shpall 11 korrikun si Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Rezoluta për Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, u propozua nga Gjermania dhe Ruanda, ndërsa u sponsorua nga 34 vende të tjera.

Përveç propozuesve Gjermania dhe Ruanda, sponsorë të rezolutës janë: Shqipëria, Australia, Austria, Bangladeshi, Belgjika, BeH, Bullgaria, Kili, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Holanda, Kroacia, Irlanda, Islanda, Italia, Jordania, Kanadaja, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malajzia, Ishujt Marshall, Norvegjia, Zelanda e Re, Polonia, SHBA-ja, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Suedia, Turqia, Britania e Madhe dhe Vanuatu.

Draft-rezoluta rikujton aktvendimet e Gjykatës ndërkombëtare penale për ish Jugosllavinë në Hagë dhe Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, të cilat e cilësuan krimin në Srebrenicë si gjenocid. Kujtohet gjithashtu se viti 2025 shënon 30 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, në të cilin janë vrarë të paktën 8.372 jetë në vitin 1995. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR