• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Filloi rregullimi dhe ndërtimi i kampit në Gjadër për emigrantët që do të arrijnë nga Italia

Filloi rregullimi dhe ndërtimi i kampit në Gjadër për emigrantët që do të arrijnë nga Italia

Tiranë, 29 mars 2024 (MIA) - Ka filluar puna për rregullimin dhe plotësimin e infrastrukturës së nevojshme në zonën e ish-bazës ushtarake në Gjadër, e cila tashmë do të jetë kamp për strehimin e mërgimtarëve, bazuar në marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë.

"Në fazën e parë është duke u bërë asfaltimi i rrugës nga Kakariqi në Gjadër, si dhe brenda kampit. Gjithashtu po ndërtohet një mur mbrojtës disa metra i lartë dhe këto punime pritet të përfundojnë në ditët e para të majit. Deri më 20 maj, kur pritet të mbërrijë grupi i parë i refugjatëve, duhet të përfundojnë të gjitha aktivitetet e nevojshme. Këto ditë do të nisë puna për qendrën e pranimit në Shëngjin", raporton Top çenël.

Puna po vijon me ritme të përshpejtuara për të mundësuar përfundimin e akomodimit, qendrës shëndetësore dhe objekteve të tjera, në mënyrë që ato të funksionojnë më 20 maj, siç është paralajmëruar.

Emigrantët, me përjashtim të fëmijëve të mitur dhe grave shtatzëna, të cilët kanë mbërritur në bregdetin italian ose janë gjetur në ujërat e detit, do të transportohen nga autoritetet italiane në qendrën e pranimit në Shëngjin, ku do t'i nënshtrohen ekzaminimeve shëndetësore dhe identifikimit. Më pas ata do të transportohen në kampin në Gjadër ku emigrantët do të duhet të presin përgjigjen e kërkesës së tyre për azil ose riatdhesim të mundshëm, gjë që do të zgjaste një muaj.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua më 6 nëntor të vitit të kaluar, në Romë, nga kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Xhorxha Meloni, është e vlefshme për pesë vjet me mundësi zgjatjeje. Qendrat do t'i kushtojnë Italisë mbi 650 milionë euro.

Senati italian ratifikoi marrëveshjen më 15 muajin e kaluar, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë shtatë ditë më vonë, vetëm me votat e Partisë Socialiste në pushtet. mb/

Foto: printksrin

QËNDRONI TË LIDHUR