• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi gjykimi kundër pronarit të portalit "Dokaz", opinioni i përjashtuar nga debati

Filloi gjykimi kundër pronarit të portalit

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale sot ka filliuar gjykimi kundër pronarit të portalit "Dokaz" i cili ngarkohet se përmes ueb portalit në pronësi të tij, si mjet për ekzekutim, ka kryer disa vepra penale.

Në fillim të seancës së planifikuar, prokurorja publike, Zorica Pavlloviq, propozoi që opinioni të përjashtohet nga hapja deri në fund të debatit kryesor, sepse, siç tha "bëhet fjalë për vepra penale kundër moralit, ndërsa përjashtimi i opinionit nevojitet për shkak të mbrojtjes së jetës mprivate të personit të dëmtuar dhe dëshmitarëve".

Meqë pritet parashtrim të rapoteve personale dhe intime, detaje nga jeta e familjeve të personave të dëmtuar, për këtë prokuroria konsideron se është e nevojshme mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, të cilët janë në numër më të madh, ndërsa të njejtit deri më tani përmes portalit internetit janë nënshtruar në gjuhë të urrejtjes", tha ajo.

Gjykata e pranoi këtë propozim dhe mori vendim për përjashtim të opinionit.

"Pranohet propozimi i prokurores publike që të përjashtohet opinioni gjatë gjithë debatit kryesor për shkak të mbrojtjes së jetës personale të të dëmtuarve", tha gjykatësja Maria Kletniçka Markovska.

 

Në seancën e sotme ishin të dëmtuarit Valentina Vumro, Irena Mulaçka, Alexandra Milçevska, Marina Jovanovska, Blerim Ramadani dhe Robert Petrov.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Marija Kletniçka Markovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja publike Zorica Pavloviq. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR