• e premte, 05 dhjetor 2025

Filloi gjykimi kundër ish-kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska

Filloi gjykimi kundër ish-kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska

Shkup, 30 shtator 2025 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka filluar sot gjyqi kundër ish-kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska për zbulimin e sekreteve zyrtare dhe falsifikimin kompjuterik.

Sipas aktakuzës, Dimitrovska akuzohet për zbulimin e sekreteve zyrtare të ish-drejtorit të TEC Negotinë dhe i  pandehur në rastin "Aditiv", Nebojsha Stojanoviq, si dhe për marrjen e një certifikate sigurie për qasje në informacione të klasifikuara pasi auditori Mile Stolevski në Entin Shtetëror për Revizion e kaloi provimin në emër të saj.

Sipas mbrojtjes së Dimitrovskës, avokatit Vladimir Tufegçiq, testi nuk ishte një element kyç për marrjen e një certifikate sekreti shtetëror, por verifikimiet Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) dhe se ata propozuan që përfaqësues të ANB dhe KSHPK të dëshmojnë për këtë qëllim.

Pres për Tatjana Dimitrovska lirim nga akuzat, kjo është e gjitha që mund të them në këtë pikë, sepse ndërkohë kemi paraqitur prova që e diskreditojnë plotësisht akuzën kundër saj. Këto janë dëshmi nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, një raport i datës 30 korrik të vitit 2025, i cili konfirmon tezën e mbrojtjes se natyra ligjore e veprës penale të zbulimit të një sekreti zyrtar nuk është arritur, tha Tufegxhiq në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme.

Prokurorja nga PTHP NKOK, Natasha Pop Trajkova, në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme, tha se janë nxjerrë rreth 250 mijë të dhëna nga telefoni i Tatjana Dimitrovskës dhe se analiza është drejt përfundimit.

"Duke marrë parasysh se po flasim për rreth 250 mijë të dhëna elektronike nga telefoni i kryetares, dua t'ju informoj se së bashku me kolegun tim, ndërsa po kryhet analiza e të dhënave nga telefoni, prokuroria po ndërmerr edhe veprime të tjera në përputhje me ligjin, siç është marrja e të dhënave të nevojshme nga të gjitha institucionet kompetente dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve në lidhje me disa të dhëna që rrjedhin nga këto të dhëna", tha prokurorja Pop Trajkova. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR