• e martë, 24 dhjetor 2024

Filloi festivali ndërkombëtar i folklorit "Rudina Fest"

Filloi festivali ndërkombëtar i folklorit
Gostivar, 21 korrik 2022 (MIA) - Pas shfaqjes së shumë grupeve dhe ansambleve folklorike nga vendi dhe jashtë vendit në sheshin e fshatit të Gostivarit Çegran, sonte vazhdon revyja katërditore e Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit "Rudina Fest". Në edicionin e dytë të manifestimit, është paraparë që shfaqjet e folkloristëve t'i shohin edhe banorët e fshatrave, Forinë, Çajlë, ndërsa në natën finale të shtunën të ketë revy në Gostivar. Një nga fshatrat më të mëdhenj të komunës së Gostivarit prej mbrëmë është nikoqir i afro katërqind pjesëmarrësve. Organizator i festivalit "Rudina Fest" është SHKA "Jahi Hasani" nga Çegrani të cilët i siguruan paraqitjet e 15 ansambleve nga nëntë vende. Bllagica Iliq, etnokoreolog, në vlerësimin për cilësinë e Festivalit theksoi se edhe pse ky manifestim mbahet për herë të dytë, organizatorët i kanë mundësuar parakushtet e kërkuara. "Nga aspekti koreologjik profesional, festivali duket se ka një traditë 20-vjeçare.  Respektohen si normat tradicionale ashtu edhe ato moderne. Kishim mundësi të shkëlqyer për të parë dhe dëgjuar folklorin tradicional të Moldavisë, Kilit, Maqedonisë, Kosovës dhe disa këngë arkaike, të cilat aktualisht rrallë gjenden në festivale", tha Iliç. Përveç nikoqirëve SHKA “Jahi Hasani”, këtë vit performojnë edhe grupi folklorik “Ballet Folclórico Pucón BAFPU” nga Kili, ansamblet “Romanita” nga Rumania, “Hemus” nga Bullgaria, “Rugova” nga Kosova, SHKA “Deçiq” nga Tuzi, "Kitka" nga Istibanja. Ansambli "Polisianoçhka" nga Ukraina nuk mbërriti në festival, prandaj performanca e tyre u transmetua onllajn nga Ukraina. Festivali Folklorik "Rudina Fest" financiarisht është mbështetur nga Ministria e Kulturës, komunat Gostivar dhe Tearcë dhe shumë kompani. Strehimin e pjesëmarrësve e siguroi Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në konviktin e studentëve në Tetovë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR