• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fillkov nënshkroi kërkesë për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit

Fillkov nënshkroi kërkesë për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov deklaroi sot se ka nënshkruar kërkesë për ekstradimin e Adil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, të cilët janë të dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale "terrorizëm". Siç sqaroi, këto dy kërkesa janë dorëzuar në Ministrinë e Kosovës dhe pritet përgjigje.

Ai përmendi se për personat Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për herë të parë është kërkuar ekstradim nga Republika e Kosovës më 15 mars të vitit 2013, por ajo është refuzuar. 

"Për Alil Demirin dhe  Afrim Ismailoviqin, për herë të parë nga Republika e Kosovës është kërkuar ekstradim më 15.03.2013. Kërkesa për riatdhesim është refuzuar me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë nga tetori i vitit 2015, është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit të Kosovës, në janar të vitit 2016. Ekstradim është kërkuar sërish për të dy më 05.09.2018", shtoi Fillkov.

Sip tha se, më 8 tetor të vitit 2021 është marrë njoftim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës se ekstradimi për Ismailoviqin refuzohet, ndërsa për Demirin nuk ka përgjigje.

"Në procedurë është dorëzuar gjithçka që është kërkuar nga autoritetet e Kosovës. Përgjigjet zyrtare nga Kosova për refuzimin e ekstradimit të Ismailoviqit janë dërguar dy herë, në shkurt të vitit 2016 dhe tetor të vitit 2021. Për Demirin ka pasur një përgjigje zyrtare nga Kosova në shkurt të vitit 2016. Pas gjashtë vitesh ne përsëri kërkojmë ekstradimin e tyre", tha Fillkov.

Ministri përmendi se nuk mund të prejudikojë tani se çfarë mund të bëjnë autoritetet e Kosovës, për të cilën duhet pritur.

Në procesin gjyqësor për rastin e njohur si "Monstra" janë dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim ismailoviq. I pandehuri Fejzi Aziri është dënuar me 15 vite burgim, ndërsa Haki Aziri me 9 vite. Vendim për liri për shkak të mungesës së dëshmive ka marrë vetëm i pandehuri Sami Luta.

Ismailoviq dhe Demiri akuzohen janë dy nga tre kryerësit e drejtpëdrejtë të vrasjeve afër Liqenit të Smillkovës. Ata janë në Kosovë, është lëshuar urdhërarres për ata, por edhe krahas premtimeve nga Prishtina, deri më tani nuk janë ekstraduar në vendin tonë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të kërkohet ekstradim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, Fillkov u përgjigj se të gjitha rastet e ekstradimit përcillen me kujdes dhe kur të krijohen kushtet do të kërkohet ekstradimi, por jo me tendencë ndaj një personi të caktuar, por për këdo që ndodhet jashtë vendit dhe është lëshuar urdhër ndërkombëtar. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR