• e premte, 05 dhjetor 2025

Fillkov: Agjenda reformuese është rruga drejt BE-së, nuk tërhiqem nga ideja për shtet ligjor

Fillkov: Agjenda reformuese është rruga drejt BE-së, nuk tërhiqem nga ideja për shtet ligjor

Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Agjenda reformuese nuk është vetëm dokument. Secila pikë në atë agjendë do të thotë diçka konkrete - gjykim i drejtë, gjyqtar i pavarur, mbrojtje e viktimave, besim më i madh. Kjo është agjenda që të gjithë më herët e kanë injoruar, ndërsa ne punojmë intenzivisht dhe me përkushtim në këtë çështje, tha ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.

Deri më sot, siç potencoi Fillkov në intervistën për Kurir, nga tetë ligjet me afat deri në qershor të vitit 2025, shtatë janë dërguar tashmë në procedurë qeveritare: Ligji për këshillin gjyqësor, Ligji për pagat e gjyqtarëve, Ligji për pagat e prokurorëve publikë, Ligji për pagat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Ligji për shërbimin gjyqësor dhe Ligji për shërbimin e prokurorit publik. Përveç këtyre ligjeve, deri tek Qeveria janë dlrguar edhe katër të tjera: Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, Ligji për procedurën civile, Ligji për kundërvajtjet dhe Ligji për raportimin e mbrojtur dhe mbrojtjen e informatorëve", potencoi Fillkov.

Qëllimi, sipas Fillkovit, nuk është të shënohet "ligj i dorëzuar", por të parashtrohet ligj që do t'i rezistojë provës së kohës dhe besimit.

"Ne nuk shpejtojmë, por punojmë në kohën e duhur dhe në mënyrë thelbësore. Secili prej këtyre ligjeve është rezultat i debateve, konsultimeve dhe punës së ekspertëve. Reformat janë serioze - dhe kjo shihet dhe nga fakti që komisioni i Venecias dha mendim pozitiv për Ligjin për Këshillin gjyqësor. Kjo nuk është çështje e vogël. Kjo është vulë evropiane", shtoi ministri Fillkov.

Në lidhje me Ligjin për këshillin gjyqësor i cili është në procedure qeveritare dhe për këtë Komisioni i Venecias dha mendim pozitiv, ministri Fillkov beson se kjo është reformë konkrete e këtij sistemi i cili duhet të funksionojë në shërbim të qytetarëve, ndërsa jo në intersin e pakicës.

"Publiku është me të drejtë i shqetësuar nga skandalet dhe nepotizmi në organin i cili supozohet të jetë mbrojtësi i pavarësisë gjyqësore. Ajo që kemi parë – nga injorimi i normave etike deri te shmangia e përgjegjësisë – është e papranueshme në cilëndo shoqëri demokratike. Interpelanca nuk ishte thjesht akt politik - ishte thirrje për përgjegjësi morale. Por me sa duket, disa e kanë humbur ndjeshmërinë ndaj turpit publik. Prandaj, shteti duhet të vendosë rregulla të reja që nuk do të varen nga vullneti i mirë i individëve, por nga kritere të qarta dhe të definuara ligjërisht", theksoi Fillkov.

Me këtë ligj, siç potencoi ministri i Drejtësisë, përfundimisht janë vendosur objektiva dhe kritere meritokracie për zgjedhje, vlerësim dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

"Përmes procedurës transparente, evoluimit të vazhdueshëm, konflikteve të interesit të përcaktuara qartë dhe mekanizmave të përgjegjësisë, po ndërtojmë një sistem që do të parandalojë abuzimet, ndërsa jo t'i fshehë. A do të ketë rezistencë? Po, do të ketë rezistencë. Disa do të flasin për "presion" dhe "ndërhyrje". Por nuk ka të bëjë me presionin, por me fundin e pozicioneve të mbrojtura pa përgjegjësi. Ky ligj do ta kthejë Këshillin tek qytetarët, atje ku gjithnjë duhet të kishte qenë. Drejtësia nuk duhet të mbahet peng i individëve të paaftë ose të kompromentuar. Ky është shansi ynë i fundit për të rivendosur besimin në sistemin e drejtësisë - dhe nuk do të lejojmë që ai të shkatërrohet nga ata që e kanë shndërruar atë në pronë të tyre private", tha ministri Fillkov. rq/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR