• e diel, 05 janar 2025

Fillimi i gjykimit për shkarkimin e presidentit jugkorean Jun është caktuar për më 14 janar

Fillimi i gjykimit për shkarkimin e presidentit jugkorean Jun është caktuar për më 14 janar

Seul, 3 janar 2025 (MIA) - Gjykata kushtetuese e Koresë së Jugut e caktoi për më 14 janar fillimin e procesit gjyqësor lidhur me impiçmentin e presidentit Jun Suk Jeol, kumtoi sot gjykata.

Gjykata theksoi se Jun duhet të marrë pjesë në seancën e parë, përderisa seanca e dytë është caktuar për më 16 janar, në rast se Jun refuzon të paraqitet në seancën e parë.

Ndërkohë, prokuroria e akuzoi komandantin e lartë të armatës së Koresë së Jugut dhe shefin e forcave speciale për shkak të kinse rolit të tyre në vendosjen e gjendjes ushtarake muajin e kaluar.

Shefi i Shtatmadhorisë, Park An Su dhe shefi i komandës së forcave sspeciale, Kvak Jong Keun  akuzuan për kryengritje dhe keqpërdorim të fuqisë. Më 3 dhjetor, Parl nënshkroi dekret për gjendje të luftës, të cilin hetuesit e konsiderojnë të pasuksesshëm sepse përfshsinte ndalesë për të gjitha aktivitetet politike.

Kvak akuzohet se me urdhër të Junit ka dërguar forca speciale në Parlament për ta siguruar ndërtesën dhe për të parandaluar që deputetët të miratojnë vendim me të cilin do të hidhej poshtë gjendja ushtarake. Gjithashtu, sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken planifikon ta vizitpojë Korenë e Jugut në fillim të javës së ardhshme, konfirmuan burimet diplomatike.

Kjo vizitë do të jetë e para e Blinkenit në Seul pas impiçmentit të Junit. Gjatë vizitës, Blinken do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Ço Tae-Jul, ndërsa pritet të takohet edhe me ministrin japonez të Punëve të Jashtme, Takeshi Ivakja, i cili në Seul do të udhëtojë më 13 janar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR