• e enjte, 02 prill 2026

Filipçe: Qeveria e mban vendin në izolim, ndërsa qytetarët në varfëri

Filipçe: Qeveria e mban vendin në izolim, ndërsa qytetarët në varfëri

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Kryetari i LSDM, Venko Filipçe në brifingun e kritikon Qeverinë dhe kryeministrin Hristijan Mickoski duke i akuzuar për tradhti të interesave kombëtare, paaftësisë ekonomike dhe partizimit të gjyqësorit.

Filipçe theksoi se kryeministri e bllokon rrugën evropiane dhe e mban në izolim.

"Kryeministri konfirmoi se nuk dëshiron që vendi të hyjë në Bashkimin Evropian dhe se do ta mbajë vendin në izolim, larg Evropës. Kjo do të thotë se nuk do të ketë reforma, nuk do të ketë kontrolla evropiane dhe sipas tij, kjo mund të zgjasë me dekada. Ai dëshiron t'i mbajë si pengje gjeneratat e ardhshme, fëmijët, të gjithë qytetarët - që t'i vjedhin paratë e popullit përmes tenderëve", deklaroi Filipçe.

Në pjesën e ekonomisë, ai paralajmëroi se çmimet e produkteve bazike ushqimore dhe karburantet rriten në mënyrë dramatike, ndërsa Qeveria nuk ndërmerr masa. Sipas tij, paga minimale është e pamjaftueshme për mbijetesë, ndërsa shpenzimet për shportën konsumatire janë rritur. Filipçe theksoi se çmimet e domateve dhe specave janë rritur për mbi 200 për qind, ndërsa kryeministri edhe më tej pohon se nuk ka nevojë për intervenime.

"Me 1.667 denarë (një rritje e pagës minimale), sot mund të blihen dy kilogramë domate, dy kilogramë kastravecë, një tabaka vezë dhe katër litra benzinë. Dhe kryeministri thotë se nuk ka nevojë për masa. Nëse kjo nuk kërkon masa, atëherë ai nuk jeton në realitet. Ai jeton në një botë paralele, ku vetëm tenderët partiakë, fitimet, krimi dhe korrupsioni janë të rëndësishëm", tha kryetari i LSDM-së.

Ai foli edhe për krizën energjetike dhe gjyqësorin. I bëri thirrje Qeverisë që të bëjë vlerësim të rezervave të karburantit dhe të sigurojë burime të reja furnizimi, duke paralajmëruar se vendi mund të mbetet pa burime energjie nëse vendoset një ndalim për importet.

Lidhur me çështjen e vendimit të prokurorit të Shtetit Nenad Saveski për të tërhequr prokuroren Lençe Ristoska nga rastet në të cilat akuzohet partia në pushtet, Filipçe akuzoi përsëri qeverinë për partizimin e gjyqësorit.

"Kjo është vetëm një pjesë e praktikës së vendosur që nga fillimi i Qeverisë - kur u instaluan anëtarë të Këshillit Gjyqësor, gjyqtarë, prokurorë dhe institucione të tjera. Në atë kohë, ne theksuam se gjyqësori po bëhej partiak", tha Filipçe. mb/

Foto: MIA

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR