• e premte, 05 dhjetor 2025

Filipçe paralajmëroi ndryshime kadrovike në LSDM pas zgjedhjeve

Filipçe paralajmëroi ndryshime kadrovike në LSDM pas zgjedhjeve

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, paralajmëroi ndryshime serioze kadrovike dhe politike në parti. Ai theksoi se rezultatet e zgjedhjeve janë udhërrëfyes i qartë për drejtimin në të cilin duhet të lëvizë LSDM-ja, si dhe për lidershipin e saj. 

“Këto zgjedhje janë udhërrëfyes i qartë për LSDM-në dhe për mua si kryetar. Është e qartë çfarë ndryshime politike dhe kadrovike duhet të bëhen, dhe ato do të ndodhin në ditët e ardhshme, do të ketë mbledhje të Këshillit Ekzekutiv dhe të Këshillit Qendror në të cilat do t’i shpall ato ndryshime. Gjithsesi, do të planifikojmë edhe kongres në të cilin do të diskutohen politikat për periudhën e ardhshme”, deklaroi Filipçe, duke shtuar se nuk mendon për dorëheqje sepse është në funksion pak kohë. 

Ai konfirmoi se nënkryetarja Ana Çupeska ka dhënë dorëheqje, ndërsa në lidhje me pyetjen nëse janë paralajmëruar dorëheqje të tjera, tha se publiku do të informohet së shpejti për zgjidhje të tjera kadrovike. fc/

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR