• e premte, 05 dhjetor 2025

Filipçe nga Dojrani: Lamë vepra e jo fjalë, Risto Xhinevi është garanci për zhvillim dhe projekte të reja

Filipçe nga Dojrani: Lamë vepra e jo fjalë, Risto Xhinevi është garanci për zhvillim dhe projekte të reja

Dojran, 7 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, sonte nga forumi qytetar "Luftojmë për shtëpinë tonë" në komunën e Dojranit, theksoi se kryetarët aktualë të LSDM-së tregojnë me vepra se si mund të drejtohen komunat në mënyrë të duhur dhe të ndershme dhe tha se vazhdimësia dhe përvoja janë çelësi i përparimit të komunës së Dojranit.

"Mbi 200 projekte të realizuara, nga të cilat sigurisht 15 deri në 20 projekte kapitale, dhe mbi 30 milionë euro të investuara në Dojran për 8 vjet. Nuk ka gënjeshtra - ka punë. Prandaj, Ango, urime të sinqerta për punën tënde të përkushtuar, të sinqertë dhe të ndershme për Dojranin", deklaroi Filipçe, duke theksuar se puna dhe rezultatet e tij dëshmojnë përkushtimin e LSDM-së ndaj Dojranit dhe qytetarëve.

Filipçe theksoi se LSDM-ja edhe më tutje do të jetë motori i zhvillimit lokal dhe garanci për qëndrueshmëri, nder dhe punë konkrete në Dojran. 

"Tani ju bëj thirrje të bëni të njëjtën gjë. Le ta lëmë pas apatinë dhe zhgënjimin që padyshim është kudo, veçanërisht pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, dhe të tregojmë se besojmë në vlera dhe politika. Le të tregojmë se kemi kandidatë të mirë, se kemi njerëz të ndershëm që do të vazhdojnë punën që Dojrani të vazhdojë të zhvillohet dhe të mbetet një vend i preferuar, i vërtetë në Maqedoni", tha ai.

Lideri i LSDM-së tha se kandidati për kryetar Risto Xhinev dhe ekipi i tij i këshilltarëve kanë kapacitet dhe njohuri të vazhdojnë me projektet për zhvillimin e Dojranit dhe ju bëri thirrrje qytetarëve që në mënyrë masive ta mbështesin listën e këshilltarëve të LSDM-së dhe kandidatin për kryetar komune, Risto Xhinev. 

"Risto, ke një sfidë të madhe, por jam i sigurt se ke njohuri dhe kapacitet, së bashku me ekipin që do të udhëheqë zhvillimin e Dojranit, të vazhdosh ta mbindërtosh atë me përmbajtje të reja me gjithçka që duan të jenë banorët jo vetëm të Dojranit, por edhe të të gjithë vendit, të cilët janë vizitorë gjithnjë e më të shpeshtë të kësaj perle turistike tonën", theksoi Filipçe në forumin qytetar të LSDM-së dhe Koalicionit "Luftojmë për shtëpinë tonë" në komunën e Dojranit, në të cilin u prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë. fc/

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR