Filipçe: Mbështetje për protestën e LSM-së, por mbështetje të organizuar partiake nuk do të japim
- LSDM-ja ka marrë qëndrim që të mbështetet protesta e sotme e LSM-së dhe kërkesatk, të cilat punëtorët i kanë për Qeverinë. Por, siç theksoi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe nuk do të japim mbështetje të organizuar partiake.
- Post By Melahat Baftija
- 12:03, 28 janar, 2026
Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - LSDM-ja ka marrë qëndrim që të mbështetet protesta e sotme e LSM-së dhe kërkesatk, të cilat punëtorët i kanë për Qeverinë. Por, siç theksoi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe nuk do të japim mbështetje të organizuar partiake.
"Konsideorjmë se kërkesat janë reale, se janë objektive, se pagat më të mëdha janë të merituara dhe me të vërtetë të nevojshme për mbijetesë të familjeve punëtore në vend. Më vjen keq që përfunduan praktikat e mira nga e kaluara nga koha e Qeverive të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, kur në vazhdimësi rriteshin edhe paga minimale dhe ajo mesatare. Minimalja ëdhtë dyfishuar, pothuajse është dyfishuar edhe paga mesatare edhe atë në kohën e krizave më të mëdha, kur bota nuk e kishte parë Kovidin, krizën energjetike", thotë Filipçe.
Ai shtoi se kjo është rezultat i një politike të zhvilluar mirë në vend, kur siç tha në vend kishte edhe realizim të mirë të investimeve kapitale,m investimeve të huaja.
"E gjithë kjo mungon vërtet në këtë qeveri të VMRO-DPMNE-së, ZNAM-it dhe VLEN-it. Po funksionon dobët, thjesht po përballemi me një situatë në të cilën e tëra çfarë bën qeveria është të krijojë borxhe të reja, të cilat do t'i paguajnë brezat e ardhshëm. Mbështetje maksimale për protestën e sotme. Më vjen keq që disa muaj më parë kjo qeveri nuk e mbështeti rritjen e pagës minimale. Do të vazhdojmë të gjejmë dhe të propozojmë zgjidhje ligjore në periudhën e ardhshme, të cilat do të përmirësojnë standardin e jetesës së qytetarëve", thotë Filipçe.
I pyetur nëse do të jetë në protestën e sotme, e cila organizohet nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, Filipçe u përgjigj se ata nuk do të ofrojnë mbështetje të organizuar partiake.
"Anëtarët tanë që janë pjesë e sindikatës sigurisht që do të dalin. Por ne nuk ofrojmë mbështetje të organizuar partiake për të mbështetur protestën në atë kuptim. Nuk mendojmë se duhet të ofrohet. Duhet të jetë një dalje autentike në rrugë, ashtu siç është një dalje autentike e organizatës, për të cilën ne nuk kemi asnjë rol", thotë Filipçe.
Kur u pyet se tani si parti mbështesin kërkesat e sindikatave, ndërsa kur LSDM ishte në pushtet nuk i mbështeti ato dhe nga vjen ky ndryshim në qëndrimin për pagën minimale, Filipçe u përgjigj se gjatë kohës së LSDM-së janë rritur pagat edhe atë gjatë krizave më të mëdha. Ai tha se zëri i punëtorëve dhe i sindikatave duhet të dëgjohet dhe Qeveria duhet t'i pranojë kërkesat e tyre. mb/
Foto: MIA