• e premte, 05 dhjetor 2025

Filipçe: LSDM fitoi në tri komuna në rrethin e parë, qytetarët të dalin më masovikisht në rrethin e dytë

Filipçe: LSDM fitoi në tri komuna në rrethin e parë, qytetarët të dalin më masovikisht në rrethin e dytë

Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sonte në konferencë për media nga selia e partisë deklaroi se LSDM në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale ka fituar në tri komuna, ndërsa prinë edhe në nëntë. Ai ju bëri thirrje qytetarëve për dalje më masive në rrethin e dytë. 

“Nga rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve lokale, LSDM fitoi në rrethin e parë në tri komuna - Kriva Pallankë, Krivogashtan dhe Bogdanci. Nga gati 70 për qind e votave të numëruara, prijmë në nëntë komuna të tjera, përkatësisht Qendër, Probishtip, Çuçer Sandevë, Çeshinovë, Vallandovë, Konçe, Krushevë, Llozovë dhe Rankovcë, dhe atje do të ketë rreth të dytë të zgjedhjeve. Dhe përveç kësaj, në disa komuna të tjera ku jemi në vendin e dytë - Negotinë, Vinicë, Demir Kapi, Zërnovcë...” tha Filipçe.

Lideri i LSDM-së u bëri thirrje qytetarëve për dalje më masive në rrethin e dytë, sepse, siç tha, është me rëndësi që kryetarët e zgjedhur të komunave të kenë legjitimitet nga sa më shumë qytetarë. 

“Ky rezultat nuk është ai të cilin e dëshiruam të gjithë, por duke i pasur parasysh rrethanat në disa komuna kemi rritje të numrit të votave, kur i krahasojmë me vitin e kaluar dhe kjo është dëshmi i atij konsolidimi i cili filloi muajt e kaluar në parti”, porositi ai. 

Sa i përket Qytetit të Shkupit, theksoi se ende i presin rezultatet, të cilat vijnë më ngadalë nga të gjitha komunat e Shkupit. 

Në pyetjen e gazetarëve për rezultatet e deritanishme nga Qyteti i Shkupit, duke pasur parasysh numërimin e deritanishëm E majta është para Kaja Shukovës dhe a vlerëson se kjo do të jetë goditje e rëndë për LSDM-në, tha se do t’i presin numrat e saktë për Shkupin, që të komentojnë saktë. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR