FIFA ka për qëllim ta zgjerojë formatin e Kampionatit botëror për klube
- FIFA ka për qëllim ndryshimin e formatit të Kampionatit botëror për klube, publikoi "Gardian".
- Post By Ramize Qamili
- 08:12, 18 gusht, 2025
Cyrih, 18 gusht 2025 (MIA) - FIFA ka për qëllim ndryshimin e formatit të Kampionatit botëror për klube, publikoi "Gardian".
Sipas mediave britanike, Federata botërore e futbollit planifikon ta zhvillojë turneun çdo dy vjet duke filluar nga viti 2029 dhe ta zgjerojë numrin e pjesëmarrësve nga 32 në 48 ekipe.
Është parashikuar që më shumë se dy klube nga i njëjti vend të mund të marrin pjesë në Kampionatit botëror për klube.
Gjithashtu, për të mos mbingarkuar kalendarin ndërkombëtar, është planifikuar të anulohen ndeshjet miqësore të ekipeve kombëtare dhe turnetë e korrikut të ekipeve kombëtare.
Në finalen e Kampionatit botëror për klube për vitin 2025, Çelsi mposhti PSZH-në me rezultatin 3-0. Turneu u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. rq/bsh/
Foto: EPA