Fides mban "Marshin e paqes" në Budapest, Orbani porosit "nuk do të vdesim për Ukrainën"
- Një numër i madh mbështetësish të partisë Fides të kryeministrit hungarez Viktor Orban u mblodhën sot në Budapest për një "Marsh paqësor" ku me këtë rast kryeministri tha se Hungaria i thotë jo luftës dhe se nuk do të vdesim për Ukrainën.
- Post By Fami Bajrami
- 14:34, 23 tetor, 2025
Budapest, 23 tetor 2025 (MIA) - Një numër i madh mbështetësish të partisë Fides të kryeministrit hungarez Viktor Orban u mblodhën sot në Budapest për një "Marsh paqësor" ku me këtë rast kryeministri tha se Hungaria i thotë jo luftës dhe se nuk do të vdesim për Ukrainën.
"Erdhi Dita për 'Marshin e paqes' në Budapest. Sot i dërgojmë një mesazh gjithë botës: Hungaria i thotë JO luftës! Nuk do të vdesim për Ukrainën. Nuk do t'i dërgojmë fëmijët tanë në thertore me urdhër të Brukselit", tha Orbani para tubimit në rrjetin X.

Ai më parë kishte postuar një video me dron në faqen e tij në Fejsbuk, duke shkruar “Marshi i paqes – më i madhi ndonjëherë”.
"Maxhar nemzet" raporton se njerëz nga e gjithë Hungaria kanë mbërritur në Budapest, përfshirë një numër të madh të rinjsh.
Pak pas orës 10 të mëngjesit, marshi u drejtua përmes Urës Margarita e cila u mbyll nga policia, drejt Sheshit Koshut.

Ceremonia qendrore filloi në orën 13 dhe pritet që fjalim të mbajë edhe kryeministri Viktor Orban.
Marshi kombëtar i Partisë Tisa do të fillojë në orën 14 në sheshin Deak Ferenc, ndërsa lëvizja "Atdheu ynë" do të mblidhet në orën 15 në Korvino.
Foto: X