• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fidan në një bisedë telefonike me Blinkenin kërkoi të ushtrohet presion mbi Izraelin

Fidan në një bisedë telefonike me Blinkenin kërkoi të ushtrohet presion mbi Izraelin

Ankara, 12 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në një bisedë telefonike me Sekretarin shtetëror amerikan, Entoni Blinken, kërkoi nga Izraeli të shmangë “veprimet provokuese” që mund të çojnë në përshkallëzimin e mëtejmë të konfliktit.

Kreu i diplomacisë turke e theksoi nevojën për të ushtruar presion ndaj Izraelit për një armëpushim të përhershëm në Gazë, tha zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Onxhu Keceli.

Gjatë bisedës telefonike, të dy perfaqësuesit diskutuan edhe për negociatat mes Izraelit dhe Hamasit dhe tensionet në rritje në rajon.

"Ministri Fidan tha se vrasja e shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Hania dhe masakra ndaj palestinezëve tregoi edhe një herë mungesën e vullnetit të Izraelit për të arritur paqen", tha Keceli.

Fidan, gjithashtu, tha se Hamasi ka treguar më parë një qëndrim konstruktiv ndaj çështjes së armëpushimit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR