Fidan: Erdogani planifikon të bisedojë me Putinin në Kazakistan
- - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan deklaroi sot se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan planifikon të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Kazakistan.
- Post By Fami Bajrami
- 09:48, 25 qershor, 2024
Ankara, 25 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan deklaroi sot se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan planifikon të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Kazakistan.
Erdogani pret të zhvillojë bisedime me Putinin në margjinat e samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait me 3 dhe 4 korrik në Astana.
Në rend dite të bisedimeve mes dy liderëve do të gjendet situata në Ukrainë, çështjet dypalëshe dhe veçanërisht ndërtimi i një qendre gazi në Turqi, publikoi më herët televizioni Haberturk, duke cituar burime anonime.
"Në ditët në vijim presidenti sipas gjitha gjasave do të takohet me Putinin në Kazakistan”, tha Fidan në një intervistë për Haberturk. rq/fc/
Foto: Arkivi i MIA-s