Fidan> Sulmet ndaj Iranit nuk guxojnë ta heqin vëmendjen nga Gaza
- Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan i bëri thirrje Izraelit që menjëherë ta ndalë "strategjinë e vet për destabilizim të rajonit", pas sulmeve izraelite ndaj Iranit.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:56, 13 qershor, 2025

Ankara, 13 qershor 2025 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan i bëri thirrje Izraelit që menjëherë ta ndalë "strategjinë e vet për destabilizim të rajonit", pas sulmeve izraelite ndaj Iranit.
Deklarata pasoi pas takimit katërorësh në Ankara, ku Fidan, ministri i Mbrojtjes, jashar Gjyler, shefi i Shtatmadhorisë Metin Gjurak dhe drejtori i shërbimit zbulues (MIT) Ibrahim Kalin biseduan për situatën dhe pasojat e mundshme nga sulmet.
"Pas tragjedisë humanitare në Gazë, destabilizimit të Libanit, okupimit të Sirisë, ndërkaq tani edhe sulmeve ndaj Iranit, është koha që Izraeli të heqë dorë nga strategjia e vet destabilizuese. Nuk do të lejojmë që tensionet e rritura në rajon ta tërheqin vëmendjen nga gjenocidi në Gazë", shkroi Fidan në rrjetin social X.
Ai theksoi se negociatat bërthamore të inicuara nga presidenti amerikan, Donald Tramp ishin rruga e vetme për zgjidhje të konfliktit dhe theksoi se diplomacia është alternativa e vetme e luftës.
Fidan shtoi se Turqia është në kontakt të afërt me SHBA-në, Iranin, Irakun dhe Jordaninë dhe se Ankaraja ka ndërmarrë masa të nivelit më të lartë për përballje me rreziqet për sigurinë rajonale. ab/
Fotо: arkiva