• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fico urdhëroi mobilizimin për shkak të migrimit të paligjshëm në kufirin me Hungarinë

Fico urdhëroi mobilizimin për shkak të migrimit të paligjshëm në kufirin me Hungarinë

Bratislavë, 30 tetor 2023 (MIA) - Sllovakia do të dërgojë forca shtesë në kufirin me Hungarinë me qëllim për të zbatuar aksionin për shkatërrimin e migracionit të paligjshëm, deklaroi sot kryeministri sllovak Robert Fico.

"E përshëndeta zgjedhjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme që një nga prioritetet e saj është për të bërë pengesat ndaj migracionit të paligjshëm. Për këtë arsye e mbështeta lajmin se sonte mundet që të shihet mobilizimi edhe i personelit policor dhe ushtarak për veprim. Ky nuk është trajnim, nuk është ushtrim", deklaroi Fico.

 Kryeministri sllovak theksoi se përderisa migracioni ilegal nuk vendoset nën kontroll, do të ketë rrezik që personat e lidhur me strukturat terroriste të hyjnë në vendin e tij.

Sllovakia në fillim të shtatorit  vendosi të sistemojë rreth 500 ushtarë për të ndihmuar policinë në luftën kundër migrantëve të paligjshëm në kufirin me Hungarinë, dhe kontrollet kufitare u futën më vonë në kufirin sllovako-hungarez. 

Në disa qytete të Sllovakisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të migrantëve. 

Polonia, Republika Çeke dhe Austria më parë i rinovuan përkohësisht kontrollet kufitare në kufijtë me Sllovakinë për shkak të rritjes së madhe të numrit të migrantëve të paligjshëm në të ashtuquajturën "ruta ballkanike" që të çojë përmes shteteve të Ballkanit në vendet e Evropës Perëndimore. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR