• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fico: Ukraina duhet të heqë dorë nga disa territore për t'i dhënë fund luftës

Fico: Ukraina duhet të heqë dorë nga disa territore për t'i dhënë fund luftës

Bratislavë, 22 janar 2024 (MIA) - Kryeministri sllovak Robert Fico deklaroi se dhënia e një pjese të territorit ukranias Rusisë është mënyra e vetme për t'i dhënë fund luftës me Rusinë dhe e përsëriti kundërshtimin e tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

"Duhet të ketë një lloj kompromisi. Çfarë presin ata, që rusët të largohen nga Krimea, Donbasi dhe Lugansku? Kjo është joreale", deklaroi Fico për transmetuesin publik sllovak RTVS.

Kryeministri i Sllovakisë mori pushtetin në dhjetor 2023 pasi partia e tij e majtë populiste Smer fitoi zgjedhjet në shtator, duke u zotuar të ndalojë dërgimin e armëve në Kiev, të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO dhe të kundërshtojë sanksionet kundër Rusisë.

Përpara takimit të planifikuar të liderit sllovak me kryeministrin ukrainas DenIs ShmIhal të mërkurën, Fico përsëriti kundërshtimin e tij ndaj tentativës së Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n.

Fico theksoi se Ukraina "nuk do të marrë asnjë armë" nga Sllovakia. Sipas tij, Ukraina është një nga vendet më të korruptuara në botë.

Javën e kaluar, kryeministri sllovak mbështeti kryeministrin hungarez Viktor Orban në bllokimin e një pako ndihme prej 50 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR