Fico: Sllovakia është e gatshme të miratojë sanksione të reja të BE-së kundër Rusisë
- Sllovakia është e gatshme të miratojë pakon e 18-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, deklaroi dje kryeministri Robert Fico.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:20, 18 korrik, 2025
Bratisllavë, 18 korrik 2025 (MIA) - Sllovakia është e gatshme të miratojë pakon e 18-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, deklaroi dje kryeministri Robert Fico.
Pakoja e propozuar e sanksioneve, e propozuar nga Komisioni Evropian, është e drejtuar ndaj sektorit financiar dhe energjetik të Rusisë si përgjigje ndaj refuzimit të presidentit Vladimir Putin për të pranuar një armëpushim pa kushte në Ukrainë.
Sanksionet u pezulluan pasi Fico deklaroi se nuk është i gatshëm të mbështesë propozimin, duke shprehur shqetësime në lidhje me importin e gazit nga Sllovakia.
Megjithatë, në një video të publikuar në Fejsbuk, Fico tha se i kishte urdhëruar përfaqësuesit e Sllovakisë që ta miratojnë pakon.
Sllovakia mori garanci nga komisioni për ndihmë në rast të mungesës së mundshme të gazit, rritjes së çmimeve, taksave për tranzit dhe mosmarrëveshjeve ligjore, tha Fico.
Ambasadorët e BE-së mund të mblidhen edhe sot për ta miratuar pakon, sipas burimeve të BE-së.
Të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së duhet të mbështesin sanksionet e reja para se ato të mund të zbatohen.
Të martën, ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian nuk arritën të mbështesin sanksionet, pasi Sllovakia mbajti veton e saj. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s