Fico: Perëndimi e shfrytëzon Ukrainën për ta dobësuar Rusinë
- Perëndimi e shfrytëzon Ukrainën në përpjekjen e pasuksesshme ta dobësojë Rusinë, tha kryeministri sllovak Robert Fico në një video fjalim të publikuar në Fejsbuk gjatë fundjavës, duke thënë se udhëheqësia ukrainase, gjtihashtu mban përgjegjësi për mbështetjen e planit perëndimor në dëm të Moskës me pjesëmarrje në përpjekjet ushtarake.
- Post By Sara Ademi
- 09:38, 12 gusht, 2025
Bratisllavë, 12 gusht 2025 (MIA) - Perëndimi e shfrytëzon Ukrainën në përpjekjen e pasuksesshme ta dobësojë Rusinë, tha kryeministri sllovak Robert Fico në një video fjalim të publikuar në Fejsbuk gjatë fundjavës, duke thënë se udhëheqësia ukrainase, gjithashtu mban përgjegjësi për mbështetjen e planit perëndimor në dëm të Moskës me pjesëmarrje në përpjekjet ushtarake.
"Ukraina ishte shfrytëzuar nga Perëndimi në përpjekje për ta dobësuar Rusinë, që nuk arriti - dhe për çka, supozohet, Ukraina do të paguajë shtrenjtë", tha Fico.
"Secili tashmë e di se ky konflikt ka rrënjë të thella në historinë më të re, se nuk ka zgjidhje ushtarake...dhe se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i pamundur", shtoi ai.

Moska e portretizon konfliktin në Ukrainë si një luftë të ndërmjetme të NATO-s dhe ka dënuar prej kohësh ndihmën ushtarake perëndimore për Kievin, duke argumentuar se zgjerimi drejt lindjes i bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA, si dhe ambicia e Ukrainës për t'u bashkuar me të, është një nga nxitësit kryesorë të armiqësive.
Kryeministri sllovak e ka kritikuar vazhdimisht qasjen e Perëndimit, duke paralajmëruar se kjo kërcënon sigurinë globale. Deklarata e tij e fundit vjen përpara një takimi midis udhëheqësve rusë dhe amerikanë më 15 gusht, kur ata do të diskutojnë një zgjidhje të mundshme të konfliktit.
Kremlini tha se sigurimi i një paqeje të qëndrueshme dhe stabile do të jetë tema kryesore e bisedimeve të ardhshme të premten në Alaskë. sa/
foto: EPA