• e shtunë, 13 dhjetor 2025

Fico në një letër drejtuar Koshtës: Sllovakia nuk do të financojë armatën ukrainase

Fico në një letër drejtuar Koshtës: Sllovakia nuk do të financojë armatën ukrainase

Bratisllavë, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, në një letër drejtuar kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta, deklaroi se Sllovakia "nuk është në pozicion" të mbështesë ndonjë vendim që synon të mbulojë shpenzimet ushtarake të Ukrainës në vitet e ardhshme.

Më pas, Fico bëri të qartë se mbështet fuqishëm përpjekjet paqësore të presidentit amerikan Donald Tramp për "ndalimin e gjakderdhjes së panevojshme".

Ai gjithashtu tha se në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian nuk do të mbështesë asnjë propozim që lidhet me shpenzimet ushtarake të Kievit, gjegjësisht nuk është në pozicion të mbështesë ndonjë zgjidhje për nevojat financiare të Ukrainës që do të përfshinte mbulimin e shpenzimeve ushtarake të vendit për vitet e ardhshme. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR