• e premte, 05 dhjetor 2025

Fico: E përshëndes procesin e negociatave të fillura në Alaskë

Fico: E përshëndes procesin e negociatave të fillura në Alaskë

Bratislavë, 16 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri sllovak Robert Fico sot deklaroi se e përshëndet procesin e filluar nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin në Alaskë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai theksoi se ditët në vijim do të tregojnë nëse vendet kryesore anëtare të Bashkimit Evropian do ta mbështesin këtë proces. 

 "Presidentët kanë filluar një proces vital në Alaskë", ka shkruar shkroi Fico në Fejsbuk. Ai është distancuar nga shumica e aleatëve perëndimorë pasi vizitoi Moskën dy herë vitin e kaluar dhe refuzoi të dërgojë ndihmë zyrtare ushtarake në Ukrainë.

 "Ditët në vijim do të tregojnë nëse lojtarët e mëdhenj në BE do ta mbështesin këtë proces... apo nëse do të vazhdojë strategjia e dështuar evropiane e dobësimit të Rusisë përmes këtij konflikti me mjete financiare, politike dhe ushtarake të pabesueshme për Kievin", përfundoi kryeministri sllovak.

 Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR