• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fezer: Kërcënimi nga terrorizmi islamik në Gjermani "mbetet i lartë"

Fezer: Kërcënimi nga terrorizmi islamik në Gjermani

Këln, 12 gusht 2024 (MIA) - Kërcënimi nga terrorizmi islamik në Gjermani "mbetet i lartë", deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nansi Fezer, citon DPA.

Ajo e bëri deklaratën e saj disa ditë pasi koncertet e këngëtares Tajlor Suift në Vjenë u anuluan shkaku i pretendimeve për një sulm të planifikuar.

Fezer tha se forcat e sigurisë në Austrinë fqinje u përballën me një "kërcënim serioz islamik" kur ata penguan një plan për të sulmuar koncertet e Suiftit javën e kaluar.

"Vendi jonë është gjithashtu në qendër të organizatave xhihadiste", tha Fezer dhe duke iu referuar grupit të "Shtetit Islamik" dhe një prej degëve të tij, "Shteti islamik - provinca Horasan".

"Organizatat terroriste islamike, por dhe autorë individual islamik të cilët shpesh radikalizohen në masë të madhe vetë, janë një rrezik që ekziston",  tha ministrja.

Ajo këtë e deklaroi pas vizitës në selinë e agjencisë së brendshme gjermane të inteligjencës në Këln. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR