• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fermerët gjermanë, polakë dhe çekë protestojnë kundër politikës bujqësore të BE-së

Fermerët gjermanë, polakë dhe çekë protestojnë kundër politikës bujqësore të BE-së

Lajpcig, 9 mars 2024 (MIA) - Fermerët nga Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke protestuan sot në vendet e tyre kundër politikës bujqësore të BE-së dhe importit të produkteve të lira nga Ukraina.

Rreth 400 fermerë me 150 traktorë morën pjesë në aksionin e përbashkët në fshatin polak Bogatinia në vendkalimin e përbashkët kufitar, njofton DPA.

Fermerët me automjetet e tyre bllokuan një rrugë të gjatë me dy rrethrrotullime për të krijuar bllokadë në trafik. Në letrën e përbashkët drejtuar qeverisë gjermane dhe Komisionit të BE-së, ata kërkuan rishikim të politikës së përbashkët bujqësore në Bashkimin Evropian.

Fermerët poashtu kritikuan Marrëveshjen e gjelbër të BE-së e cila ka për qëllim ta bëjë Evropën një kontinent neutral ndaj klimës deri në vitin 2050 dhe theksuan nevojën për më shumë vetëvendosje në fermat e tyre.

Ata kërkuan që importet si gruri ukrainas të mos lejohen të hyjnë në BE pa kontroll, duke thënë se importi do të shkatërrojë tregjet në tre vendet.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR