Fejsbuku e festoi ditëlindjen e 22-të
- – Fejsbuku, një nga rrjetet sociale më me ndikim në historinë e internetit, dje shënoi 22 vjet nga themelimi i tij. Rrjeti social është themeluar më 4 shkurt 2004 në Universitetin Harvard, nga ana e Mark Zakerberg, bashkë me kolegët Eduardo Saverin, Dastin Moskovic, Endru MekKolum dhe Kris Hjuz, të cilët kishin rol të rëndësishëm në fazën e hershme të zhvillimit.
- Post By Fitore Curri
- 12:28, 5 shkurt, 2026
Uashington, 5 shkurt 2026 (MIA) – Fejsbuku, një nga rrjetet sociale më me ndikim në historinë e internetit, dje shënoi 22 vjet nga themelimi i tij. Rrjeti social është themeluar më 4 shkurt 2004 në Universitetin Harvard, nga ana e Mark Zakerberg, bashkë me kolegët Eduardo Saverin, Dastin Moskovic, Endru MekKolum dhe Kris Hjuz, të cilët kishin rol të rëndësishëm në fazën e hershme të zhvillimit.
Emri fillestar i platformave ishte “D Fejsbuk” (TheFacebook), ndërsa ishte në dispozicion vetëm për studentët e Harvardit, që shumë shpejt pastaj ishte përhapur edhe në universitete të tjera, ndërsa më vonë edhe për publikun e gjerë. Zakerberg me publikimin në Fejsbuk, “22 vjet kaluan shpejtë”, e përkujtoi ditën e djeshme.
Gjatë viteve, Fejsbuku u rrit nga një projekt i studentëve në platformë botërore me miliarda shfrytëzues, dukshëm duke e ndryshuar mënyrën se si komunikojnë njerëzit, ndajnë informacione dhe pranojnë përmbajtje. Në vitin 2021 kompania e ndryshoi emrin në “Meta Platforms” (Meta Platforms), duke u nisur drejt zhvillimit të teknologjive të reja dhe hapësirave virtuale, përderisa Fejsbuku mbetet një nga shërbimet e saj themelore, kryesore.
Për themelimin e Fejsbukut, në vitin 2010 është xhiruar edhe film i titulluar “Rrjeti social”, në regji të Dejvid Finçer. Filmi, i xhiruar sipas librit të Ben Mezriç, i tregon fillimet e Fejsbukut, marrëdhëniet ndërmjet themeluesve, si dhe konfliktet juridike dhe personale të cilat e ndoqën ngritjen e tij të shpejtë. Edhe pse nuk është dokumentuar në tërësi si i saktë, filmi kishte ndikim të madh kulturor dhe fitoi disa çmime prestigjioze filmi. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s