• e hënë, 23 dhjetor 2024

FED: Prona e një për qind të njerëzve më të pasur në SHBA ka arritur rekord 44,6 bilionë dollarë

FED: Prona e një për qind të njerëzve më të pasur në SHBA ka arritur rekord 44,6 bilionë dollarë

Uashington, 29 mars 2024 (MIA) - Prona e një për qind të njerëzve më të pasur në SHBA ka arritur në 44.6 trilion dollarë rekorde në fund të tremujorit të katërt të vitit 2023, kryesisht falë rritjes së aksioneve, njoftoi Banka qendrore amerikane FED.

Pasuria e përgjithshme e një për qind të njerëzve më të pasur, të cilët FED i ka përcaktuar si ata me pasuri mbi 11 milionë dollarë, është rritur për 2 trilionë dollarë në tremujorin e katërt dhe të gjitha fitimet erdhën nga aksionet e tyre, raporton CNN.

Vlera e aksioneve të korporatave dhe aksioneve të fondeve të përbashkëta në pronësi të një përqindëshit të parë është rritur nga 17,6 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2023 në 19,7 miliardë dollarë.

Rritja e paprecedentë e pasurisë filloi në vitin 2020 dhe që atëherë, pasuria e një përqindëshit më të pasur është rritur për pothuajse 15 trilion dollarë, ose 49 për qind.

Ekonomistët thonë se rritja e tregut të aksioneve i jep një nxitje shtesë konsumit nëpërmjet të ashtuquajturit "efekti i pasurisë". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR