FBI publikoi foton e të dyshuarit për vrasjen e Kirkut
- Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e SHBA-së ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator me ndikim Çarlli Kirk.
Uashington, 11 shtator 2025 (MIA) – Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e SHBA-së ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator me ndikim Çarlli Kirk.
“Po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me të shtënat fatale ndaj Çarlli Kirk në Universitetin në Juta", publikoi FBI në rrjetet sociale.
Paraprakisht, zyra e FBI-së në Sollt Lejt Siti hapi një linjë telefonike ku qytetarët mund të telefonojnë nëse kanë informacione. ls/
Foto: Iks