FBI ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-inspektorit të armëve të OKB-së, Riter
- Byroja Federale e Hetimit e SHBA-së (FBI) ka kryer bastisje në shtëpinë në Nju-Jork të ish-inspektorit të armëve të Kombeve të Bashkuara, Skot Riter, si pjesë e një hetimi federal, kumtuan zyrtarët.

Nju-Jork, 8 gusht 2024 (MIA) - Byroja Federale e Hetimit e SHBA-së (FBI) ka kryer bastisje në shtëpinë në Nju-Jork të ish-inspektorit të armëve të Kombeve të Bashkuara, Skot Riter, si pjesë e një hetimi federal, kumtuan zyrtarët.
Zëdhënlsja e FBI-së deklaroi se agjentët e kanë kryer bastisjen si pjesë e hetimit federal, duke refuzuar të japë detaje sepse hetimi është duke vazhduar.
Riter, i cili është akuzuar për shkelje seksuale, u tha gazetarëve jashtë shtëpisë së tij pas bastisjes se urdhri është fokusuar në shkeljet e mundshme të Ligjit për regjistrimin e agjentëve të huaj. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s