• e premte, 05 dhjetor 2025

FBI gjeti pushkë, këpucë dhe gjurmë të sulmuesit të Kirk

FBI gjeti pushkë, këpucë dhe gjurmë të sulmuesit të Kirk

Uashington, 11 shtator 2025 (MIA) – Është gjetur pushka për të cilën supozohet se është e atentatorit të aktivistit Çarlli Kirk, deklaroi sot agjenti special i Byrosë amerikane Federale Hetuese (FBI) nga zyra në Sollt Llejk, Robert Kolls. 

Ai shtoi se përveç pushkës janë gjetur edhe këpucë, gjurmë të pëllëmbës dhe gishtave, si dhe gjurmët e parakrahut. 

“Kemi fotografi të të dyshuarit”, theksoi Kolls. 

FBI ende kërkon më shumë informacione për sulmuesin Kirk, ndërsa zyra në Sollt Llejk Siti hapi linjë telefonike në të cilën qytetarët mund të paraqiten nëse kanë informacione. 

Pas vrasjes së Kirk, një person ishte arrestuar nën dyshimin se e ka kryer atentatin, por ishte liruar pas intervistimit të policisë. 

Në të njëjtën kohë, Departamenti për Siguri Publike i Jutës publikoi se dy personat e arrestuar në këtë rast janë liruar sepse “nuk kanë lidhje me të shtënat” ndaj Kirkut. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR