• e mërkurë, 09 korrik 2025

Fatkeqësi me balona në Turqi: një i vdekur, 19 të lënduar

Fatkeqësi me balona në Turqi: një i vdekur, 19 të lënduar

Stamboll, 15 qershor 2025 (MIA) - Dy balona me ajër të nxehtë janë rrëzuar në Turqinë qendrore, me ç'rast jetën e humbi një person dhe u plagosën 19 të tjerë.

Viktima ishte një ndër personat që drejtonte balonat.

Bëhet e ditur se aksidenti ndodhi gjatë një fluturimi që filloi në Luginën Ihlara, pjesë e rajonit të Kapadokisë, destinacion turistik i njohur për peizazhet e tij dramatike dhe udhëtimet me balona që tërheqin qindra mijëra vizitorë çdo vit.

Shkaku i aksidentit nuk është përcaktuar ende.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR