Fatah i bëri thirrje Hamasit ta dorëzojë pushtetin në Gazë
- Lëvizja palestineze Fatah që qeveris me Bregun Perëndimor të pushtuar i bëri thirrje sot rivalit të tij, grupit militant Hamas ta dorëzojë pushtetin në Rripin e Gazës.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:47, 26 mars, 2025

Ramallah, 26 mars 2025 (MIA) - Lëvizja palestineze Fatah që qeveris me Bregun Perëndimor të pushtuar i bëri thirrje sot rivalit të tij, grupit militant Hamas ta dorëzojë pushtetin në Rripin e Gazës.
Zëdhënësi i Fatahut në Gazë, Munter al-Hajek i bëri thirrje Hamasit të heqë dorë nga pushteti, duke thënë se sundimi i tyre në enklavë po rrezikon kauzën palestineze.
Ai e bëri deklaratën pasi dje, dyshohet se shpërthyen protestat në enklavën palestineze, me demonstruesit që brohorisnin parulla kundër Hamasit.
Fatah i bëri thirrje Hamasit që t'i dëgjojë "kërkesat e popullit dhe të dorëzohet për të mirën e përbashkët" dhe theksoi se dhënia fund e vrasjeve të fëmijëve duhet të kishte qenë prioritet.
Hamasi më herët njoftoi se është gati të heqë dorë nga kontrolli i Gazës pas përfundimit të luftës me Izraelin dhe ka përshëndetur propozimin për restaurimin e enklavës iniciuar nga Egjipti i cili bën thirrje për formimin e një qeverie teknokratike për të qeverisur territorin në fazën e parë të planit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s